back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLëvizja Vetëvendosje i reagon Ramiz Lladrovcit

Lëvizja Vetëvendosje i reagon Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Në Drenas ditën e mëkure janë regjistruar pesë raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thëmë se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së.

“Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtarë i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”.

Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale.

“Asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë të bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”.

Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Drenas.

Sipas VV-së, “tash kur Qeverisë Ilegale dhe ish Zëvendës Kryeministrit Hoti i ka humbur kontrolli i menaxhimit të situatës së Pandemisë COVID 19, gjithologë e Doktorë shkencash si puna e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci shpifin pa arsye dhe pa masë për shkaqet e infektimit të 8 qytetarëve të Drenasit me COVID 19 në dy ditët e fundit.”

Lexojeni të plotë reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje – dega Drenas:

Tash kur Qeverisë Ilegale dhe ish Zëvendës Kryeministrit Hoti i ka humbur kontrolli i menaxhimit të situatës së Pandemisë COVID 19, gjithologë e Doktorë shkencash si puna e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci shpifin pa arsye dhe pa masë për shkaqet e infektimit të 8 qytetarëve të Drenasit me COVID 19 në dy ditët e fundit.

Raportimi i z. Lladrovci për rastet e infektuara përveç që shkel privatësinë e individëve, reagimi i tij ka ngarkesë politike dhe është tentim për politizim të rasteve.

Tash kur në kafenetë e hapësirat publike e në vetë insitucionet lokale në Drenas nuk respektohet as edhe një masë nga Udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kur lejohen tubimet në masë në mënyrë selektive, Doktori i Shkencave, z. Lladrovci ka zgjedhur të gjej virusin në Manifestimin e thirrur nga Lëvizja VETËVENDOJSE!, tubim ky gjysmë orësh, i thirrur bazuar në udhëzimet e IKSHPK.

Pasi që ka zgjedhur të mirret me politika lokale, i bëjmë thirrje z. Lladrovci që në vend të gjithologut të ushtrojë Kapacitetin e tij si Kryetar i Komunës, pra të udhëzojë inspektorët për vizita më të shpeshta nëpër biznese e hapësira publike, të pajis stafin mjekësor të Qendrave Familjare të Mjekësisë me doreza e maska, të instaloj tunelet e dizenfektimit pranë vendeve të frekuentuara e të kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz