back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLëvizja studentore SKV realizon aksion në Rektoratin e UP-së (Foto)

Lëvizja studentore SKV realizon aksion në Rektoratin e UP-së (Foto)

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...
Lëvizja studentore për barazi “Studim-Kritikë-Veprim” ka organizuar një aksion simbolik në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duke vendosur një flamur kombëtar dhe grafit në mur.

Sot ne aktivistë të SKV-së shkruam një parullë në objektin e rektoratit të UP-së, citat nga Hasan Prishtina: “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.

Ky institucion emri i të cilit i është vënë “Hasan Prishtina” dëshmoi më së miri se në çfarë rruge dhe çfarë projekti kombëtar ndjek ajo.

Në njërën nga sallat e rektoratit të Universitetit të Prishtinës ku pritej që të mbahej një ligjëratë nga Alan Ëatson nga Richmond CBE i Anglisë me temën “What Brexit means?” në mënyrë tejet të gabuar u hiq flamuri kombëtar nga radha e flamujve të  tjerë.

Ne respektojmë të gjitha kombet si dhe simbolet e tyre, ashtu sikurse edhe flamurin e Britanisë, megjithatë asnjë flamur nuk zëvendëson flamurin tonë kombëtar, thekson SKV-ja në një njoftim për media.

kombi1 kombi2 kombi4

Të Fundit

Sport

ShowBiz