Lëvizja e fundit e merkatos/ Reali 60 mln euro për të transferuar ‘yllin’ nga Anglia
BILLI

Lexo edheTottenham ‘degjeneron’ United në ‘Old Trafford’, Mourinho pranë largimit

Reali i Madridit dëshiron të transferojë mbrojtësin anësor të Chelseas, Marcos Alonso.
Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka dhënë miratimin e tij drejtuesve të klubit për të kryer me sukses lëvizjen e fundit p?r këtë merkato.
Mbrojtësi i krahut të majtë mund të transferohet si pasues i Marcelos në skuadrën e klubit madrilen, dhe drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.
Sipas mediave spanjolle marrëveshja mes dy palëve është shumë pranë finalizimit por e vetmja “barikadë2” është trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, që nuk e dëshiron largimin e Alonsos pasi e konsideron si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Lexo edheTottenham ‘degjeneron’ United në ‘Old Trafford’, Mourinho pranë largimit
Alonso u transferua në Chelsea para dy viteve nga Fiorentina për 23 milionë euro.
Alonso e kishte filluar karrierën e tij në Real Madrid, para se të transferohej në Bolton Ëanderers në vitin 2010. Gjyshi i tij ka qenë lojtar i Real Madridit gjatë kohës kur madrilenët i kishin fituar pesë tituj të Champions Leagues.