back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLëndohet rëndë polici derisa ishte në detyrë nga erërat e forta në...

Lëndohet rëndë polici derisa ishte në detyrë nga erërat e forta në Istog

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Me datën 5 shkurt erëra të forta kapluan kryesisht rajonin e Dukagjinit, ku më së shumti u dëmtua komuna e Istogut, por përkundër deklaratave që nuk ka pasur asnjë të lënduar, Televizioni Dukagjini ka sjell rrëfimin e policit që mbrëmjen e asaj dite kishte përfunduar me lëndime të rënda.

Mbrëmjen e asaj e 5 shkurtit, Mahmut Demaj, polici i njësisë së ruajtjeve të monumenteve historike në rajonin e Dukagjinit ishte në detyrë, nga erërat e mëdha mori lëndime të rënda.

“E kam pa vetën në spital. Nuk e di a janë informuar personat përgjegjës, por rezultatet po shihen se a ka pasur të lënduar apo jo”, thotë për RTV Dukagjinin, polici Mahmut Demaj.

Nga lëndimet ai ka humbur vetëdijen dhe nuk mban mend se si e kanë dërguar në spital.

“Rreth orës 2 i thashë kolegut po dalim se erdhën zjarrfikësit, diçka ka ndodhur. Kemi qenë në distancë nga njëri tjetri dy-tre metra. Derisa unë po qëndroja në hyrje të objektit që ruanim e di që ka ardhur një dredhë dhe nga ai moment nuk mbaj mend asgjë për veten”, rrëfen polici Mahmut Demaj.Për shkak se gjendjes, ishte e pamundur që të ofrohej ndihmë me auto-ambulancë. Në këtë situatë, ishte Sabahudin Sijariq, teknik në emergjencën e Istogut që me veturën e tij private i ofroi ndihmën e parë dhe e dërgoi në Spitalin e Pejës.

“I kemi ofruan ndihmën e parë duka ia ndaluar gjakderdhjen. Nuk ka qenë në vetëdije. Me shumë vështirësi e kemi transportuar në Spitalin e Pejës”, shprehet tekniku në emergjencën e Istogut Sabahudin Sijariq.

Rastin e ka konfirmuar edhe Xhevat Ibraj, drejtor i policisë rajonale në Komunën e Pejës.

“Dikur rreth orës 22:15 me datën 5 shkurt 2020 kemi marrë informacion që një policë është lënduar në komunën e Istogut për shkak të erërave të forta në vendin e tij të punës në kishën e Istogut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, autoritetet nuk patën raportuar për të lënduar nga erërat në këtë komunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz