Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit
dp

Lexo edheArben Berisha bën postim emocionues para ndeshjes: Asgjë s’do të doja më shumë se sa ta shihja vendin tim në Botëror

Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar kombëtaren e Kosovës, para përballjes me Turqinë, në finale të “play-offit” të Botërorit.
Ai është i vendosur në Prishtinë, për këtë ndeshje, duke e përcjellur nga afër.
Në një lidhje direkte për emisionin “CBS Sports Golazo”, ai ka folur për kombëtaren dardane.

Lexo edheArben Berisha bën postim emocionues para ndeshjes: Asgjë s’do të doja më shumë se sa ta shihja vendin tim në Botëror
“Do të ishte historike për këtë vend. Duke ecur në qytet, ishim dje në stërvitje të Kosovës, ishim edhe në ambasadë, secili kishte fanella të veshura të Kosovës. Ka flamuj në të gjitha anët, sikur të ishte një finale e Botërorit”, tha ai
Ndeshja Kosovë – Turqi nis nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fituesi i ndeshjes shkon në Botëror./GazetaExpress/