Komentatori i njohur kosovar, Arben Berisha bëri një postim emocionues para ndeshjes së sotme historike.
Ai në “Facebook”, shkroi se nuk do të donte asgjë më shumë se të shihte Kosovën në Botërorin e kësaj vere.
“Kam komentu shumë finale të kampionateve botërore, finale të kampionateve evropiane, finale të ligës së kampioneve e shumë finale tjera, por asnjë në jetën time nuk e ka rëndësinë e finales së vendit tim. Kam parë me sy Messin e Ronaldon duke ngritur trofe me kombëtaret e tyre, por asgjë s’do të doja më shumë se sa ta shihja vendin tim në Kampionat botëror”, u shpreh Berisha
Kujtojmë se ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”, në orën 20:45./IndeksOnline/