LDK tregon se si Arban Abrashi e mposhti Ismet Beqirin në garën për Prishtinën

Arban Abrashi zyrtarisht është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.
Në garën brenda partisë për Prishtinën, Abrashi ka mposhtur ish-kryetarin e Prishtinës, Ismet Beqirin.
Asamblist i LDK’së në Prishtinë, Agim Gashi, ka treguar për garën e ngushtë që ka qenë brenda partisë për t’u kandiduar për kryetar Prishtine.
Gashi ka thënë se në këtë garë për të parin e Prishtinës kanë qenë Avdullah Hoti, Ismet Beqiri dhe Arban Abrashi.

Lexo edheNë ora 23:00 PDK-ja paralajmëron …
Ai ka treguar për Insajderin se Hoti ishte tërhequr, ndërsa Abrashi kishte mposhtur Beqirin në një garë tejet ngushtë.
“Në një garë të ngushtë përbrenda LDK-së, Abrashi ka fituar votat e nevojshme me kryesi të partisë. Në garë ka qenë Avdullah Hoti dhe Ismet Beqiri, ndërsa Hoti është tërheq ma vonë, dhe në garë me Ismet Beqirin, Abrashi i ka fituar votat”, ka thënë ai.
“Votimi ka qenë është në vota të fshehta dhe nuk mund të ketë asnjë dilemë në një votim korrekt dhe ka fituar. Për degën e Prishtinës është e pranueshme dhe ne do të garojmë me Arbanin me kandidat për kryetar të Prishtinës në sot edhe i kemi dorëzuar listat”, ka thënë Gashi.














