BallinaLajmeLDK publikon marrëveshjen që ia ofroi sot Kurtit që të mos rrëzohet...

LDK publikon marrëveshjen që ia ofroi sot Kurtit që të mos rrëzohet qeveria

Të ngjajshme

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter...

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ia ka dhënë edhe një mundësi kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos rrëzohet qeveria.

Oferta e LDK-së ka qenë se nëse taksa hiqet sot plotësisht, kthehet në detyrë Veliu dhe Kurti kërkon falje për veprimin që LDK e ka cilësuar të ulët, atëherë nuk do të rrëzohet qeveria, shkruan lajmi.net.Në njoftimin e LDK-së thuhet se si pasojë e mos-reflektimit të Kurtit, LDK sot ka dorëzuar kërkesën për mocionin e mosbesimit më 46 nënshkrime.

“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz