Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nga LDK-ja pritet që gjatë ditës së nesërme ta bëjë publik ekzekutivin e ri të komunës, që do të përbëhet nga AAK, dhe AKR.
Haziri ka thënë se ka dashur që edhe Vetëvendosje e PDK të jenë pjesë e kabinetit të tij, mirëpo këto dy subjekte kanë refuzuar.
“Unë kam dashur që edhe LVV e PDK të jenë pjesë e qeverisjes, por këto dy subjekte nuk kanë pranuar të jenë në ekzekutiv dhe kanë vendosur të mbeten në opozitë”, ka thënë Haziri.
Komuna e Gjilanit përmes një kumtese për media ka njoftuar ekzekutivi, përveç LDK-së, do të përbëhet edhe nga AAK, AKR, komunitetet, duke i dhënë po ashtu mundësi edhe Nismës./koha.net/