LDK dhe PDK ankohen për manipulim të votave nëpërmjet ‘trenit bullgar’ në Prishtinë dhe Prizren
01
Lexo edheDeklaratë skandaloze e Ambasadorit të Kosovës në Britani: Mëkati ynë, pse u konvertuam në islam
Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, si dhe ai i PDK-së, Betim Gjoshi, janë ankuar për manipulim të votave në Prishtinë dhe Prizren nëpërmjet metodës së ashtuquajtur “treni bullgar”.
Sipas përfaqësuesve të LDK-së dhe PDK-së kjo metodë e manipulimit me vota bazohet në disa zarfe të zbrazura të gjetura.
Por, pretendimet e tyre janë kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesi i VV-së në KQZ-së, Adnan Rrustemi. Sipas tij, në secilën komunë kanë gjetur zarfe të zbrazura gjatë numërimit të votave me kushte, të votave të personave me aftësi të kufizuara, etj.

Lexo edheDeklaratë skandaloze e Ambasadorit të Kosovës në Britani: Mëkati ynë, pse u konvertuam në islam
Rrustemi madje ka kundërshtuar që KQZ të votoj për certifikimin e rezultateve veç e veç, me arsyetimin se po shfrytëzohet ky institucion i pavarur për interesa politike. /Zëri/