BallinaLajmeLatifi tallet me Pacollin: Qëndrimi i tij për Trumpin m’i kujton tubimet...

Latifi tallet me Pacollin: Qëndrimi i tij për Trumpin m’i kujton tubimet e fshatrave të Drenicës kundër intervenimit të BS’së në Çekosllovaki

Të ngjajshme

Mos i ngrini ushqimet në plastikë

Shumë njerëz i ruajnë ushqimet e mbetura në frigorifer...

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të Superligës...

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se është vrarë një person

Në lagjen “Bregu i Diellit”, në rrugën “Xheladin Hana”...

Këshilltar i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili doli kundër shkarkimit të Donald Trumpit si president.

Latifi ka ironizuar me qëndrimin e Pacollit, me ç’rast  kujton tubimin e fshatrave në oborrin ne shkollës së Aqarevës në Drenas , ku kundërshtonin intervenimin e  Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki.

‘’Ky qëndrimi i Pacollit rreth debatit që po zhvillohet në Ëashington rreth mundësisë së shkarkimit të Trump-it, seç po ma kujton rrëfimin për tubimin e fshatarëve në oborrin e shkollës së Aqarevës në vitin 1968 për të kundërshtuar intervenimin e Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki, me kërkesë ultimative se “nëse trupat sovjetike nuk largohen nga Praga, ne përsëri do të protestojmë para shkollës”. Ne kemi qejf që herë pas here të mbajmë qëndrim për zhvillimet e rendit global!’’, ka shkruar Latifi.

Pacolli ka thënë se Kosova ka besim në të dhe se Trump do të jetë kyç në marrëveshjen historike me Serbinë. “Akuza kundër presidentit Trump nuk mendoj se është diçka që Amerika dhe bota ka nevojë. Kosova ka besim të madh në Presidentin Trump, që do të jetë vendimtar në marrëveshjen historike me Serbinë. Pres një fund pozitiv”, ka shkruar ai në Tëitter duke komentuar seancën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që pritet të votojë për “fajësimin” e Trumpit – procedurë që në anglisht njihet si “impeachment”. Procesi i tillë mund të çojë në shkarkim”, ka ironizuar Latifi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz