BallinaLajmeLajmi i Fundit: Tragjedia në Kumanovë: Shkon në katër numri i viktimave

Lajmi i Fundit: Tragjedia në Kumanovë: Shkon në katër numri i viktimave

Të ngjajshme

Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në muaj

Ukraina ka nevojë për rreth 700,000 ton naftë dhe...

Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Ja arsyet

Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin...

“Makazze” dhe “Na’Vi” kualifikohen në një finale tjetër, ylli kosovar shkëlqen kundër ekipit rus

Ekipi “Natus Vincere” i njohur si “Na’Vi” është kualifikuar...

Ekspozita skandaloze dhe rimohuesit e zellshëm

Shkruan: Ndue Ukaj Ekspozita skandaloze në të vërtetë është ekspozita...

​Kthehet ora verore, të dielën akrepat do të lëvizin 60 minuta para

Nesër (e diel) kthehet ora verore. Akrepat do të...

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga shpërthimi bombulës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Në repartin e Neurokirurgjisë ka ndërruar jetë një 58 vjeçar, i cili ndodhej në gjendje të rëndë pas shpërthimit.

Për jetën po luftojnë edhe dy gra të moshës nga 30 deri 50 vjeç dhe një i moshuar, ndërsa tre të lënduarit e tjerë përfshi edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë janë në gjendje të qëndrueshme.

Të lënduarit janë të shtruar në e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup dhe në spitalin e qytetit “ Shën Naumi i Ohrit”, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Rramanli, nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e familjes Alimi, humbën jetën tre fëmijë të moshës nga tetë deri në 11 vjeç.

Familjarët e të lënduarve në gjendje shoku thanë së tragjedia ndodhi ndërsa ishte duke u përgatitur mëngjesi.

Banorët ndërkohë shprehen të tmerruar duke theksuar se fshati i tyre nuk mban mend një tragjedi të këtillë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz