back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Prokuroria ngrit aktakuzë për personat e restorantit ku u...

Lajmi i Fundit: Prokuroria ngrit aktakuzë për personat e restorantit ku u helmuan 62 persona (VIDEO)

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

amiz Spahiu nga Gjilani, është njëri prej 62 personave që u helmua nga ushqimi në restorantin “Garden”, gjatë muajit të Ramazanit vitin e kaluar.

Spahiu thotë se është intervistuar nga policia në kohën kur kishte ndodhur rasti dhe se që atëherë nuk ka informata të tjera se çfarë ka ndodhur tutje, raporton KTV.

Ai thotë se Prokuroria Themelore e Gjilanit nuk ka bërë asgjë që të sigurojë dëshmitë e nevojshme në mënyrë që pronarët e biznesit që ka shkaktuar helmimin, të marrin dënimin e merituar.

62 personat ishin helmuar nga ushqimi. Kështu kishte konstatuar Instituti i Shëndetësisë Publike, në një raport në qershor të vitit të kaluar.

Aty thuhet se në sallatën e përzier është gjetur “Salmonella Enteritidis’’, e cila kishte qenë shkaktare i helmimit.

Krejt këto tashmë i ka hetuar Prokuroria në Gjilan.

Në një përgjigje me shkrim, kjo Prokurori ka bërë të ditur se është ngritë aktakuzë lidhur me rastin.

“Pas zhvillimit të hetimeve, Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, më 31.07.2018, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Korçaj dhe personit juridik ‘’Enesi Group’’ SH.P.K, me drejtoreshë Ganimete Behluli, për shkak të veprës penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, nga neni 267, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

Tutje, në përgjigjen e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Fatmir Korçaj, në cilësinë e përgjegjësit të kuzhinës, edhe pse ka pasur për obligim ta kontrollojë cilësinë e ushqimit, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim me rastin e servimit të sallatës së përzier.

Lidhur me rastin, shumë shpejt pritet të nisë edhe procesi gjyqësor.

KTV-ja ka tentuar që të marrë edhe një përgjigje nga përfaqësues të restorantit Golden, por ata kanë thënë se pronari ndodhet në pushime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz