Jo veç 8 euro, hyrja në Aqua Park është 10 euro gjatë fundjavës

Ditë më parë në qytetin e Mitrovicës u hap pishina Aqua Park, e cilësuar më e madhja në rajon.
Por “zhurmë” e madhe u bë jo për hapësirën dhe komoditetin që mund të ofroj ajo, por për çmimet marramendëse të hyrjes në këtë pishinë, ku në fillim u raportua se do jetë 8 euro për të rritur dhe 6 për fëmijë.
Banorët e Mitrovicës por jo vetëm përmes rrjeteve sociale reaguan duke i vlerësuar çmime të “çmendura” që nuk shkojnë me të ardhurat e kosovarëve.

Por Reporteri.net ka mësuar nga pushuesit që kanë frekuentuar vikendit këtë pishinë se çmimet janë edhe më të larta gjatë të shtunës dhe të dielës.
Lexo edheTregtarët e veturave: Homologimi, plaçkë e Qeverisë
Një pushues që ka vizituar të dielën këtë pishinë ka deklaruar për Reporteri.net se çmimi i hyrjes i ka kushtuar 10 euro.
“Çmimi ka qenë 10 për të rritur dhe 8 për fëmijë. Këto çmime janë për dy ditët e vikendit, kurse nga e hëna deri të premtën çmimet janë 8 euro për të rritur dhe 6 euro për fëmijë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se përveç kësaj pishine, Mitrovica ka edhe liqenin artificial që është shndërruar në pikë turistike të qytetit. Liqeni dhe pishina e re kanë pas metra largësi. /Reporteri.net/.















