back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Policia e Serbisë arreston ushtarin e FSK-së, kryeministri Haradinaj...

LAJMI I FUNDIT: Policia e Serbisë arreston ushtarin e FSK-së, kryeministri Haradinaj reagon ashpër

Të ngjajshme

Ilir Peci paralajmëron tensione në Zveçan: Ka presion mbi administratën

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur pas betimit...

Kaos në Portugali: Hyjnë në grevë spitalet, shkollat, transporti dhe shërbimet publike

Portugalia po përballet me ndërprerje të rënda të transportit,...

Puthen Klodi dhe Londrimi?

Një moment qesharak ka ndodhur këtë mbrëmje në shtëpinë...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka bërë të ditur se një ushtar serb i FSK-së po mbahet i arrestuar nga policia serbe.

Haradinaj ka shprehur shqetësime në lidhje me këtë akt.

“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul. Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Shefi i qeverisë kosovare ka thënë se ky veprim është në kundërshtim me qeverinë e Kosovës, dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë nderkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Arrestimin e ushtarëve serbë që janë pjesë e FSK-së e kishte paralajmëruar Marko Gjuriq.

Ai ditë më parë kishte thënë se këta ushtarë do të arrestohen dhe do të dënohen sipas ligjeve serbe. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz