back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLajmi i fundit: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Skenderaj

Lajmi i fundit: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Skenderaj

Të ngjajshme

Reali afër t’i humbë të drejtat mbi ish-lojtarin, mësohet arsyeja

Real Madridi është vetëm dy ndeshje larg të Bournemouthit...

Legjenda e Serie A-së merr drejtimin e Baselit

Baseli ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Stephan...

Prishtina sonte në mesin e vendeve me ajrin me të pastër në botë

Reshjet e shiut dhe erërat që kanë mbizotëruar në...

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë nga fqinji i tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku pas një mosmarrëveshje një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt fqinjit të tij.

Burimet nga Nacionale bëjnë të ditur se edhe dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Kemi një rast për një mosmarrëveshje rreth orës 19:40, kemi tre të plagosur, një prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerët janë dërguar në QKUK për trajtim. Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen ende”, ka thënë për Nacionale, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut Fexhrije Pllana.

Të Fundit

Sport

ShowBiz