back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLajmi i Fundit: Mësohet data se kur do të hapën shkollat për...

Lajmi i Fundit: Mësohet data se kur do të hapën shkollat për gjysmëvjetorin e dytë

Të ngjajshme

Distria Krasniqi, mbretëresha e Parisit – 9 medalje, 4 të arta

Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medaljen e artë...

Gjilani-Ballkani, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet dueli i Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit. Ndeshje...

Rusia ndalon një person të tretë për sulmin ndaj gjeneralit të GRU-së

Autoritetet ruse thanë se kanë ndaluar një person të...

Lidhur me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, ka njoftuar Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ku ai e ka konfirmuar se gjysmë vjetori i dytë në shkolla do të nis më 18 janar.

Likaj ka thënë se ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit që të bëhen përgatitjet e nevojshme.

“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm”, shkroi ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.

Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe. GM

Të Fundit

Sport

ShowBiz