back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: LDK dhe Vetëvendosje takohen fshehtë në Prapashticë, pritet dorëzimi...

LAJMI I FUNDIT: LDK dhe Vetëvendosje takohen fshehtë në Prapashticë, pritet dorëzimi i Mustafës përballë Kurtit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Shumë larg syve të mediave, sonte në Prapashticë është duke u zhvilluar një takim i fshehtë në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga burime të sigurta mësohet se qysh para disa orësh në shtëpinë e Isa Mustafës janë mbledhur dy subjektet politike, bashkë me krerët e tyre, Mustafën dhe Kurtin, duke negociuar për një marrëveshje përfundimtare, si përpjekje e fundit e tyre.

Nuk dihet nëse LDK-ja do të dorëzohet sonte përballë presionit publik të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë përpjekje që ta dominoi tërë debatin rreth negociatave të tyre.

Zyrtarisht, sërish përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë deklaruar se nuk do të lejojnë të dorëhiqet Glauk Konjufca nga pozita e kryeparlamentarit, kurse LDK-ja e kishte kushtëzuar vazhdimisht pozitën e kryeparlamentarit dhe presidentit, si dhe ndarje të barabartë të ministrive, si opsion për arritjen e marrëveshjes mes tyre. /Ballkani.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz