Lajmi i fundit: Koronavirusi prek djalin e futbollistit të njohur
BILLI

Lexo edheSi të vetë-karantinohemi në shtëpi, masat urgjente që duhet të marrë gjithsecili prej nesh

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës duke shkaktuar kështu frikë të madhe.
Alesandro Favali, lojtar i skuadrës së Rexhio Audace, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, çka ka sjellë vendosjen në karantinë të të gjithë ekipit që militon në Serinë C.
Mbrojtësi 27-vjeçar është djali i ish-futbollistit Xhuzepe Favali, i cili ka luajtur me Milanin, Interin dhe Lazion, ndërkohë klubi njofton se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edheSi të vetë-karantinohemi në shtëpi, masat urgjente që duhet të marrë gjithsecili prej nesh
Pas analizave të bëra, klubi njofton se Alesandro Favali ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Ai është në gjendje të mirë, ndërsa klubi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe është i gatshëm t’i nënshtrohet masave që do t’i udhëzohen. Për momentin na duhet t’i nënshtrohemi karantinës, derisa të kemi një njoftim të dytë,” deklaroi klubi nga Rexhio Emilja.