LAJMI I FUNDIT: Edhe dy raste pozitive me koronavirus në veri
BILLI

Lexo edheNë mesin e të infektuarve në Malishevë edhe një fëmijë 1-vjeç

Në veri të Kosovës, dy raste pozitive me koronavirus janë raportuar në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, tha specialisti i epidemiologjisë, Aleksandar Antonijeviq.
Që nga dita e djeshme, për analizë janë dërguar 29 mostra, dy prej të cilave janë pozitive.
Një burrë nga Zubin Potok dhe një grua nga Leposaviqi ishin infektuar.
Lexo edheNë mesin e të infektuarve në Malishevë edhe një fëmijë 1-vjeç
Janë gjithsej 38 persona të infektuar në zonat e banura me serbë në Kosovë.
Nga këto raste, 20 janë në veri të Mitrovicës, në Zveçan 10, në Leposaviq katër (njëri prej të cilëve vdiq), në Zubin Potok 3 dhe 1 në komunat në pjesën qendrore të Kosovës, raporton Radio Kontakt Plus.