BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Dorëzohet autori i vrasjes së kosovarit në Francë

LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet autori i vrasjes së kosovarit në Francë

Të ngjajshme

Lufta ndaj Iranit, Trump: Pres që Japonia të ndërmarrë hapa të rëndësishëm

Donald Trump pyetet për mendimet e tij mbi ngurrimin...

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Që nga e mërkura e kaluar, policia franceze ka qenë në kërkim të një personi 35-vjeçar, i cili gjatë një zënke vrau fqinjin kosovar. Mëngjesin e së hënës, autori i dyshuar i është dorëzuar policisë.

Fillimisht, policia ka dyshuar se dorasi 35-vjeçar ka qenë në arrati jashtë vendit, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Megjithatë, ai tashmë është në paraburgim dhe pritet të merret në bisedë policore. Dyshohet se me armë ka shtënë me një plumb, me të cilin i mori jetën kosovarit.

Zënka ka eskaluar dhe 35-vjeçari ka shtënë mbi fqinjin. Viktima vdes si pasojë e goditjes së plumbit që ka shkaktuar ndërprerjen kardiopulmonare. Plumbi është shtënë nga një armë që gjuan plumba të gomës.

Plumbi e ka qëlluar aq fortë në kraharor sa që e ka prekur një arterie në afërsi të zemrës. Obduksioni i të ndjerit do të bëhet ditën e stome në Strasbourg. Vrasësi i dyshuar do t’i dorëzohet Gjykatës franceze të mërkurën dhe do të merret në intervistë nga një gjykatës hetues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz