back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit: Vuçiq ka këtë plan për të shkuar në Banjë...

Lajmi i fundit: Vuçiq ka këtë plan për të shkuar në Banjë të Skenderajt

Të ngjajshme

Haradinajt: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të...

Hande Erçel ‘flet’ pas ndarjes me Hakan Sabanci, ja reagimi i saj

Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel...

NATO lanson nismën “Roja Lindore” për të forcuar mbrojtjen pranë Rusisë

Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr nga anëtarët evropianë,...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës për vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në zonën e Drenicës, por presidenti serb ka thënë se do të provojë të shkojë në fshatin Banjë përmes rrugëve dytësore.

“Do të provojmë përmes rrugëve dytësore të shkojmë, por vështirë se do t’ia dalim”, ka thënë Vuçiq, transmeton televizoni serb RTS.

Vuçiq i ka porositur gazetarët e mediave serbe që mos të shkojnë me të, por të qëndrojnë në Mitrovicë.

Pesidenti serb duke folur për protestën dhe bllokadën e rrugëve në Drenicë, tha se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë.

“Unë jam duke u angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat duhet të adresohen me fjalë dhe me mendje, jo me mjete të ndryshme dhe armë”, tha Vuçiq.

Ndërsa, me rastin e revokimit të lejes për vizitë në fshatin Banjë, kryeministri Haradinaj ka thënë se “siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Deri te anulimi i vizitës ka ardhur pasi protestuesit kanë bllokuar dy rrugë kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz