back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeProtesta në Drenicë, detyron Presidentin Vuçiq të merr këtë vendim

Protesta në Drenicë, detyron Presidentin Vuçiq të merr këtë vendim

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, pasi që kryeministri Haradinaj ka tërhequr lejen që presidenti serb të vizitojë këtë fshat të Drenicës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo ka njoftuar se ka tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës për vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në zonën e Drenicës.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Deri te anulimi i vizitës ka ardhur pasi protestuesit kanë bllokuar dy rrugë kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë.

Protestës së thirrur nga Shoqatat  e dala nga lufta e UÇK-së, i janë bashkangjitur qytetarët dhe kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka thënë se presidenti serb nuk mund ta vizitojë Drenicën, derisa të kërkojë falje për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti i Serbisë mëngjesin e sotëm ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë. Vuçiq, duke folur për protestën dhe bllokadën e rrugëve në Drenicë, tha se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë.

“Unë jam duke u angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat duhet të adresohen me fjalë dhe me mendje, jo me mjete të ndryshme dhe armë”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz