Lajmërohet Besim Beqaj tregon se a ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit!
BILLI·

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes një njoftimi dërguar mediave ka mohuar raportimet se ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, shkruan Gazeta Blic.
“Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, e infomojmë opinionin publik dhe mediat se Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, e infomojmë opinionin publik dhe mediat se Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Më anë të kësaj Komunikate përgenjështrojmë shkrimet e publikuara, duke informuar se Ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizm të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Lexo edheJakup Krasniqi numëron dështimet e Presidentit Thaçi
Në këtë kuadër Ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit.
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga Ministri Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës














