Ish- ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi partia e tij e ka dorëzuar në Kuvend mocionin ndaj qeverisë Kurti.
Ai duke ironizuar me qeverinë Kurti, ka shkruar se nuk është mirë që të luhet me LDK-në.
“Mirë është mos me lujtē, me zjarrē, ujē, Edhe LDK!”, ka shkruar Haraqija.
Pas orëzimit të mocionit nga ana e LDK-së, kanë reaguar nga Vetëvendosje.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka komentuar dorëzimin e mocionit ndaj qeverisë Kurti nga LDK.Ai në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic ka theksuar se me këtë mocion LDK e Isa Mustafës po i ndihmon Hashim Thaçi.
“Po i ndihmon Thacit në realizimin e qëllimeve të tija”, tha ai.
Sipas tij, mocioni po ia mundëson Hashim Thaçit që ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke e rrëzuar Qeverinë Kurti.
“Absolutisht. Tërheqja e tij prej të jashtëzakonshme, se do ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme duke e rrëzuar qeverinë. Mendoj që është gabim i madh që LDK është lëshuar në eksperimentime të Hashim Thaçit”, tha ai.