BallinaLajmeLajm shpresdhënës, gati gjysma e të prekurve me koronavirus në Kosovë tashmë...

Lajm shpresdhënës, gati gjysma e të prekurve me koronavirus në Kosovë tashmë janë shëruar

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Katër raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetëisisë Publike të Kosovës, ndërkohë që 22 persona janë shëruar.

Kështu, kjo është dita e tetë me radhë që numri i të shëruarve kalon atë të rasteve të reja.

Tani me 22 të shëruarit, numri total i të shëruarve është 403. Ndërkohë numri total i të prekruve në Kosovë është 855. Kjo do të thtoë se gati gjysma e të infektuarve tani janë shëruar. Njëkohësisht, 26 persona që janë prekur nga virusi Covid-19 kanë ndërruar jetë.

‘’Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.’’, thuhet në komunikatën  e IKSHPK.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë testuar gjithsej 8 mijë e 287 mostra, prej tyre 855 kanë dalë pozitiv.

Numri më i madh i të infektuarve është në Komunën e Ferizajt, gjithsej 98 raste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz