“Jo në emrin tim”, mërgimtarët ftohen të protestojnë sonte në Stuttgart
dp

Lexo edheJuristi amerikan: Në apel do të vëzhgoja katër çështje kryesore – nga qëllimi kriminal te dallimi mes udhëheqjes politike e ushtarake

Protesta, e cila është paralajmëruar të nisë në ora 19:00, organizohet nga të rinj shqiptarë në Gjermani dhe vjen si kundërshtim ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
“Jo në emrin tim” është motoja e protestës, për të cilën organizatorët kanë njoftuar se është lejuar nga policia e qytetit.
Në njoftimin për protestë, pjesëmarrësit janë ftuar të jenë të pajisur me flamurin kombëtar dhe emblemën e UÇK-së, si dhe të veshur me ngjyrat kuq e zi.

Lexo edheJuristi amerikan: Në apel do të vëzhgoja katër çështje kryesore – nga qëllimi kriminal te dallimi mes udhëheqjes politike e ushtarake