Lajm i mirë për ata që duan të punojnë në Zvicër, vendi ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar
03
Lexo edheLista serbe takohet me zyrtarin amerikan, flasin për dialogun me Kosovën
Papunësia në Zvicër është ulur në 2.4 %, duke shënuar një rekord, por kjo mund të jetë një problem, pasi kërkohen punëtorë të kualifikuar. Disa industri dhe biznese tashmë po e ndiejnë shtrëngimin.
Muajin e kaluar si të papunë u regjistruan 110,000 njerëz, 18 % më pak krahasuar me vitin paraprak. Situata është përmirësuar veçanërisht për të rinjtë (15 deri 24 vjeç) dhe ata mbi 50 vjeç, shkruan “Swissinfo.ch”.
“Në industrinë e mikpritjes, tashmë është shumë e vështirë të gjesh staf të mjaftueshëm”, ka thënë pronari i një restoranti, përcjell albinfo.ch.

Lexo edheLista serbe takohet me zyrtarin amerikan, flasin për dialogun me Kosovën
Disa kantone në Zvicrën Qendrore, të tilla si Obwalden, kanë një normë papunësie prej më pak se 1%.
Në mbarë vendin, lista e profesioneve të prekura nga një mungesë pune përfshin industrinë e IT, ligjin, përpunimin e metaleve, inxhinieri mekanike, transportin, ndërtimin dhe sektorin e shëndetësisë.