back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareLajm i fundit/ Vritet në mënyrë misterioze presidenti vetëshpallur i Çamërisë

Lajm i fundit/ Vritet në mënyrë misterioze presidenti vetëshpallur i Çamërisë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Është vrarë në mënyrë misterioze në mëngjesin e sotëm ish-presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, Festim Lato, transmeton Gazeta Metro.

Vrasja e Festim Latos ka ndodhur në Holandë nga persona të paidentifikuar. Familja e të ndjerit ka njoftuar Policinë e Holandës dhe rasti ka filluar që të hetohet.

Festim Lato ishte shtetas shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh.

Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

Ndryshe Lato një vit më herët kishte thënë se si pas informacioneve të tij Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, kishte thënë ai. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz