BallinaLajmeLajçak nis konsultimet me “partnerët” për rifillimin e dialogut

Lajçak nis konsultimet me “partnerët” për rifillimin e dialogut

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Përderisa në Kosovë vazhdojnë reagimet lidhur me emërimin e ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialog në Bruksel, thonë se ai tashmë ka nisur punën dhe do të kontaktojë “partnerët” në mënyrë që sa më parë të rifillojë dialogu.

Për shkak të rrethanave, por edhe duket se kështu ka vendosur vetë Lajçak, mediat nuk do ta kenë të lehtë të marrin reagimet e tij për komentet që bëhen rreth angazhimit të tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan KOHA.

Sipas zëdhënësit Petar Stano, Lajçak ka nisur punën nga Sllovakia e jo nga Brukseli, për shkak të rrethanave, dhe ai së pari dëshiron të shqyrtojë se ku gjendet dialogu në mënyrë që të vazhdohet.

“EUSR Lajçak nis konsultimet gjatë kësaj jave me partneren, me fokus në dialogun Beograd-Prishtinë. Në këtë fazë ai duhet të bëjë një përmbledhje me të gjithë pjesëmarrësit dhe të analizojë situatën në të cilën ndodhet. Ne nuk do të bëjmë komente gjatë secilit hap që ai bën dhe secilin bisedë që ka me partnerët. Status quoja e tashmë është e paqëndrueshme”, ka thënë Petar Stano, duke shtuar se në këtë moment, për shkak të zhvillimeve rreth koronavirusit dhe kufizimeve, Lajçak është në Sllovaki dhe kontakton partnerët duke shfrytëzuar të gjitha mjetet në dispozicion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz