back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLagja në kryeqytet që u harrua nga Komuna e Prishtinës (Foto)

Lagja në kryeqytet që u harrua nga Komuna e Prishtinës (Foto)

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

uSituata politike në vend ka bërë që të gjithë t`i kthejnë sytë tek gjërat që pritet të ndodhin. Por, me këtë aktualitet janë qytetarët ata që po heqin të zitë e ullirit. Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë duket sikur nuk janë pjesë e kryeqytetit, e për këtë ka disa arsye.

Problemi për të cilin mediat kanë raportuar disa herë, është ai me ujërat e zeza që kalojnë nga lagja “Mati 1”, nëpër “Kalabri” e deri poshtë në “Emshir”, gjë e cila ende nuk është rregulluar dhe banorët vazhdojnë të nuhasin erën e keqe që kutërbon nga aty.

Lidhur me këtë, drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës ditë më parë kishte thënë për “Indeksonline” se ka nisur puna për ndërtimin e kolektorëve si në “Matin 1”, ashtu edhe në “Kalabri”.  Por, Durmishi nuk kishte dhënë detaje të tjera duke thënë që mediumi duhet t`i drejtohet zyrës për media në Komunën e Prishtinës.

Këta të fundit kanë qenë të paqasshëm disa herë në pyetjet që “Indeksonline” u ka drejtuar për disa çështje.
Komuna e Prishtinës kishte paraparë që të futet një linjë e autobusit që kalon nëpër “Kalabri”, meqë sot e kësaj dite banorëve iu duhet të ecin 10-15 minuta për të dalë deri tek stacioni i autobusit afër shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”.
“Indeksonline” ka tentuar të marrë përgjigje nga komuna lidhur me atë se kur do të lëshohet linja e autobusit, por kjo nuk ka ndodhur shkaku i neglizhencës së zyrës së medias në Komunën e Prishtinës.
Sikur të mos mjaftonin këto, banorëve të “Kalabrisë” u duhet të ballafaqohen edhe me një problem tjetër.

Dalja deri te nënkalimi për një pjesë të lagjes është bllokuar nga ndërtesat e pafundme që po ndërtohen aty. Si pasojë, banorët duhet të ecin rreth e rrotull deri sa të dalin në hyrje të nënkalimit.
Kjo ecje bëhet përmes rrugës kryesore, ku qytetarë të shumtë kalojnë mbrojtëset e hekurta për të dalë në anën tjetër të rrugës, duke rrezikuar vazhdimisht jetën e tyre.

Një nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit banesat në lagjen “Kalabria” do të pajisen me ngrohje nga “Termokos-i”. Në pyetjet e drejtuara lidhur me këtë çështje, “Indeksonline” sërish nuk ka arritur të marrë asnjë përgjigje nga komuna.

Ndërsa, zëdhënësja e “Termokos”, Afërdita Uka i kishte thënë “Indeksonline” se janë duke u zhvilluar bisedime me donatorë të ndryshëm, pa dhënë detaje se kur mund të nisin punimet.
“Sa i përket planit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në lagjet e reja, NP “Termokos” Sh.A është në negociata me donatorë të ndryshëm, që kanë shprehur gatishmërinë për të investuar në këtë fazë të rëndësishme të finalizimit të Projektit të kogjenerimit. Aktualisht, në koordinim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe me Qeverinë gjermane, nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË) jemi në proces të bashkërendimit të aktiviteteve për konkretizimin e planit për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”, thuhet në përgjigjen e Ukës.
Sipas saj, detajet do të bëhen publike në bashkëpunim me donatorët e kësaj faze, meqë ende janë vetëm në hartimin e master planit për zgjerim të rrjetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz