Fatir Berzati është zëvendësministri që u shkarkua dje me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.
I njëjti kishte ushtruar detyrën e tij në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa vendin e tij do ta zërë Hamza Balje.
Balje është zëvendësministri i katërt që u emërua nga Haradinaj, meqë bashkë me të, në detyrën e zv.ministrit do të jenë edhe Naim Qelaj në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota në Ministrinë e Infrastrukturës.
Nga këto emërime numri i zëvendësministrave në Qeverinë “Haradinaj” ka arritur në 67.
