Dogana ndalon në Han të Elezit një autobus nga Turqia, zbulohen mallra të padeklaruara
dp

Lexo edheMusliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, kanë ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës.
Gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
“Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Sipas njoftimit, mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi.

Lexo edheMusliu: Jam e bindur që për asnjë çmim, Justina Shiroka-Pula s’ka me ia marrë fytyrën shtetit
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe zbatimin e legjislacionit doganor, me qëllim të garantimit të një tregu të rregullt, konkurrencës së drejtë dhe mbrojtjes së interesit publik”.