Katër raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve
dp·

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar së fundi.
Policia ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë, një tjetër në Gjakovë dhe një në Rahovec.
Në këto raste Policia ka intervenuar dhe janë arrestuar të dyshuarit.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë /11.10.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull Kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edheRasti i Maria Clara Urdangaray: Sot seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë/ 10.10.2026 – 18:30. Pas veprimeve policore lidhur me rastin, është raportuar se më 11.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Gjakovë / 11.10.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në kërkim policor.
- Rahovec / 11.10.2026 – 10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/












