Francë- Ngjarje e rëndë, një shqiptar mbetet i vrarë, plagoset një tjetër
BILLI
Lexo edheHaradinaj e shkarkoi një zv. ministër, emëroi menjëherë tre të tjerë
Sipas shtypit francez, në spitalin e Annecy u dërguan dy shqiptarë të plagosur me armë zjarri. Njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta më vonë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Më pas në spital u dërgua edhe një shqiptar i dytë i plagosur me armë.
Në xhepat e dy shqiptarëve policia gjeti shuma të mëdha parash. Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij të plagosur nuk është bërë me dije. Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. /Blitz.al/
Lexo edheHaradinaj e shkarkoi një zv. ministër, emëroi menjëherë tre të tjerë