Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për sukseset e fundit në garat ndërkombëtare, duke vlerësuar medaljen e artë në “Cambrian Patrol” dhe vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së.
Përmes një postimi në facebook, Osmani theksoi se FSK-ja ka dëshmuar edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e saj në mesin e ekipeve ushtarake nga vende të ndryshme të botës.
Postimi i plotë:
Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

Lexo edhePas dëbimit nga Mali i Zi themeluesi i “Rybar” kthehet nga Serbia në Rusi
Gjatë ditëve të fundit, FSK ka dëshmuar sërish së është në mesin e ekipeve më të përgatitura ushtarake nga bota. Ushtarët tanë treguan se profesionalizmi, disiplina dhe përkushtimi i çojnë drejt majave më të larta.
Medalja e artë në “Cambrian Patrol” e ndarë për FSK-në para pak ditësh, është dëshmi e forcës, aftësisë dhe dinjitetit me të cilin ushtria jonë përfaqëson Republikën tonë. Pjesëtarët e FSK-së arritën rezultate të larta edhe në garën “Ushtari më i mirë”, të zhvilluar në Iowa, SHBA, ku zunë vendin e dytë.
Urime ushtarakëve tanë! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën. ![]()












