BallinaLajmeKy kryetar komune rrezikon të arrestohet, kjo është arsyeja!

Ky kryetar komune rrezikon të arrestohet, kjo është arsyeja!

Të ngjajshme

Bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të...

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Sot në Gjykatën Themelore të Pejës ishte dashur të mbahej seanca fillestare e gjykimit ndaj Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, por ai nuk është paraqitur për herë të dytë brenda muajit.

Edhe në seancën e kaluar, më 7 maj, Haki Rugova nuk ishte paraqitur fare në gjykatë.

Seanca e sotme ishte paraparë të fillojë në orën 10:00 mirëpo deri me tani ajo ende nuk ka filluar.

Në sallën e gjykimit, përveç publikut dhe mediave, nuk janë të pranishëm asnjëra nga palët në procedurë.

Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, mori aktvendim që seanca të shtyhet në afat të pacaktuar, derisa të njoftohet se a i ka shkuar Rugovës në mënyrë të rregullt ftesa dhe nëse vërtetohet se i ka shkuar ftesa ai tha se do ta urdhëroj policinë për sjelljen e tij në gjykatë.

Por Haki Rugova tha përmes telefonit për KALLXO.com se nuk ka pranuar ftesë për të marrë pjesë sot në seancë, ndërsa tha se aktualisht gjendet jashtë Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz