Ky është veprimi i radhës i LDK-së, pas dështimit të marrëveshjes me VV-në
BILLI
Lexo edheSot varroset Fatlind Hysenaj që vdiq në aksident
Lidhja Demokratike e Kosovës ka lajmëruar në mëngjesin e sotëm se do ta mbledh kryesin e saj.
“Sot (e enjte), më datë 26 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së djeshme ka dështuar për tu nënshkruar një marrëveshje për koalicion në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lexo edheSot varroset Fatlind Hysenaj që vdiq në aksident
Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti i cili ka dal përmes një video ku ka treguar se nuk ka marrëveshje me LDK-në pasi që ajo nuk i ka pranuar kushtet të cilat i janë ofruar nga VV-ja.
Ndërkohë që sot do të mbahet seanca konstituive duke filluar prej orës 15:00. /Insajderi.com