Ky është televizioni kosovar që transmeton sot ndeshjen Kosovë – Suedi
BILLI

Lexo edheKosovë – Suedi, ky pritet të jetë kapiteni i “Dardanëve”

Kosova sot do ta hap vitin kalendarik 2020, duke u përballur me Suedinë në një miqësore luksi.
“Dardanët” e luajnë këtë ndeshje para sfidës së madhe që do ta zhvillojnë ndaj Maqedonisë në garën për kualifikim në Euro 2020.
Kjo miqësore është jashtë kalendarit të FIFA-s, dhe trajneri Bernard Challandes ka vendosur të ftojë një numër të madh të lojtarëve nga Superliga e Kosovës.
Dilema më e madhe e tifozëve në Kosovë ka qenë se ku do të mund ta ndjekin këtë miqësore.

Lexo edheKosovë – Suedi, ky pritet të jetë kapiteni i “Dardanëve”
Është RTK që ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të ndeshjes, raporton Gazeta Blic.
“RTK ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të ndeshjes miqësore Suedi-Kosovë që zhvillohet të dielën me datën 12.01.2020 në Doha të Katarit nga ora 15:45”, thuhet në njoftimin e bërë në sajtin e RTK.