Kosovë – Suedi, ky pritet të jetë kapiteni i “Dardanëve”

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Suedisë në një ndeshje luksi miqësore.
Ky takim miqësor i dy shteteve mike do të zhvillohet në kryeqytetin e Katarit, Doha me fillim nga ora 15:45 me kohën tonë lokale.
Kjo është ndeshja e parë e këtij vitit, e cila do të shërbej si ndeshje përgatitore, para sfidës së mdhe ndaj Maqedonisë, shkruan Gazeta Blic.
Për këtë ndeshje trajneri Challadnes, ka ftuar disa lojtarë nga Superliga e Kosovës dhe disa të tjerë që luajnë jashtë, por që vijnë për të parën herë tek kombëtarja A.

Lexo edheMomenti kur tifozi i Milanit “shpërthen” në lot pas goli të Ibrahimovicit
Herolind Shala, Anel Rashkaj, Elbasan Rashani, Fidan Aliti e Visar Bekaj janë grumbulluar rregullisht me Kosovën edhe më parë, ndërsa pjesa tjetër shumica janë për herë të parë.
Sipas informacioneve të fundit, kapiten i Kosovës sot do të jetë pikërisht Herolind Shala. Për Shalën kjo është hera e dytë që bartë shiritin e kapitenit, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës në Prishtinë.














