back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKy është personi që vdiq duke u lëshuar me parashutë, ishte mik...

Ky është personi që vdiq duke u lëshuar me parashutë, ishte mik i politikanëve

Të ngjajshme

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren, ku gjatë fluturimit me parashutë një person ka mbetur i vdekur, gjersa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur ishin duke ushtruar një grup që bëjnë fluturime me parashutë.

Mësohet se personi që mbeti i vdekur si pasojë e këtij aksidenti tragjik është Artan Venhari, 45-vjeçar, shkruan Reporteri.net.

Për vdekjen e Artanit, ka shkruar edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një postim prekës për Artanin, me të cilin ai kishte edhe shoqëri. Madje, siç mund të shihet nga disa video të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, Haskuka dhe Artani shpesh bënin hedhje me parashutë bashkë.

“Ahh bre Artan…,sot na pikëllove zemrat, nuk po muj me besu që na la aq shpejtë e ike në përjetësi. Na la pa e festu fitoren…
Kosova ka pas nevojë për ty, punëtor, etik, i përkushtuar, i guximshëm… pak janë si ti, që jetojnë me zemër… dhimbje e thellë miku im, do të jesh gjithmonë në zemrat tona, i shkëlqyer. Me fat që të njoha, me fat që ishim shokë.
I lehtë qoftë dheu I Kosovës të cilën e deshte aq shumë!
Ngushellimet më të thella familjes dhe gjithë miqve, Zoti ju dhaftë fuqinë që ta përballoni dhimbjen”, ka shkruar Haskuka.

Për vdekjen e Artanit, fjalë prekëse ka shkruar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda.

“Shumë herët na la Artan! Pushove pikërisht në lirinë e qetësinë që e kishe gjetë në ajër. Prehu në paqë mik i dashtun”, ka shkruar Deda.

Ndryshe, në këtë aksident ka përfunduar me lëndime të rënda edhe një person tjetër, i cili është dërguar për trajtim mjekësor./Reporteri.net

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz