back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKy është personi i propozuar nga AKR-ja për ministër të MPB-së (Foto)

Ky është personi i propozuar nga AKR-ja për ministër të MPB-së (Foto)

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

AKR ia ka ofruar pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme Florian Qehajes, njohës i çështjeve të sigurisë.Qehaja e ka konfirmuar për Gazetën Express se partia e Behgjet Pacollit, e ka kontaktuar, por se ai po e shqyrton ofertën dhe se akoma s’ka vendosur.Flamur Sefaj mund të mos e kishte menduar se firma e hedhur për revokimin e lejeve të qëndrimit për gjashtë gylenistët do t’i kushtonte me shkarkim nga detyra e Ministrit të Brendshëm që e mbajti për shtatë muaj, madje edhe largimin e tij duke qenë nën hetime.

- Advertisement -

Karriera e sapo nisur politike e Sefajt, ministrit të panjohur, u kurorëzua me një javë të bujshme, e më pas me shkarkim nga detyra. E, partia e Behgjet Pacollit, është afër vendosjes që postin e Ministrit të Brendshëm t’ia jap një tjetër personi që deri më tani nuk ka qenë direkt pjesë e politikës e as AKR’së.Gazeta Express po ashtu ka kontaktuar sot Qehajen i cili ka treguar se AKR e ka kontaktuar.“S’ka asgjë të konfirmuar. Jam kontaktuar, por akoma jam duke e shqyrtuar”, ka thënë shkurt Qehaja.Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime mbi Sigurinë dhe është autor i disa shkrimeve mbi sigurinë.Florian Qehaja është djali i ish-Gjeneralit shqiptar në Armatën Popullore të Jugosllavisë, Ramadan Qehajës.

AKR ia ofron postin e Ministrit të Brendshëm Florian Qehajës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz