back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKy është numri i vendvotimeve që janë numëruar deri më tani!

Ky është numri i vendvotimeve që janë numëruar deri më tani!

Të ngjajshme

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Nga 530 vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të rinumërohen, mbi 80 prej tyre janë rinumëruar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sipas të dhënave të orës 16 (e premte, 18 tetor) numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, tha Elezi.

I njejti ka treguar edhe arsyet e rinumërimit që i kanë karakterizuar në pesë grupe.

• Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike.

• Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta.

• Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët.

• Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është verejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik.

• Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz