Një masakër ka tronditur të gjithë botën pasi një student 18-vjeçar vrau 17 persona në një shkollë.
Mediat amerikane raportojnë se 17 persona u vranë dhe të paktën 50 të tjerë u plagosën në Kolegjin Politeknik në Kërç, në Gadishullin e Krimesë.
18-vjeçari qëlloi me breshëri plumbash ndaj njerëzve dhe më pas vrau dhe veten.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, ndërsa fillimisht u dyshua për një sulm terrorist, por policia ruse më vonë e përshkroi vrasjen si vrasje masive.
Të pranishmit treguan se u tmerruan kur panë se i riu qëllonte me armë drejt tyre, ndërkohë që studentët tentonin të largoheshin.

