Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, dhe ka licencuar 29.
Sipas njoftimit, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).
Laboratori i vetëm privat i licensuar në Skenderaj, sipas njoftimit është: Laboratori Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike “PREVENTIVA” e cila gjendet në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. /Drenica Press/
![]()