A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë vrasjes? Prokuroria del me reagim
dp

Lexo edheU plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetim për rastin e Erion Vishkullit

Djali i Arlinda Zekajt dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur ajo u sulmua për vdekje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, gjatë një konference për media.
Nikçi ka thënë se, për shkak të rëndësisë dhe ndjeshmërisë së rastit, disa nga rrethanat që lidhen me fëmijën nuk do të bëhen publike.
“Dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm për fat të mirë, në momentin që ka ndodhur sulmi”, ka deklaruar Nikçi para gazetarëve.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë çështje, duke lënë të kuptohet se informacionet që kanë të bëjnë me fëmijën duhet të trajtohen me kujdes.

Lexo edheU plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetim për rastin e Erion Vishkullit
Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.