Ky është komenti i Sali Berishës pas sulmit me ngjyrë që iu bë Edi Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mediat lidhur me incidentin e fortë që ndodhi në Kuvend 30 minuta më parë, kur deputeti demokrat i hodhi bojë të zezë në fytyrë, kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh sa me indinjatë për sjelljen e Ramës, aq edhe me humor për sjelljen e Palokës.
Berisha tha: “Kryetari i opozitës nuk i bëri asnjë fyerje personale, përveçse i tha ato që ia thotë çdo shqiptar. Kurse ai iu lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë të cilat ishin ofenduese. Duhet të marrë fund njëherë e mirë, ofendimi dhe sharjet. Se është sharës i lindur ai, nuk ka kusure opozita.”
Pyetje: Zoti Berisha, e dinte Edi Paloka që do të shante Edi Rama, ndaj mori bojë me vete në seancë?
Pyetje: Duket nga pamjet e shpërndara nga PD-ja se kishte një shiringë.
Berisha: Kush?

Lexo edheNjerëz të vdekur dhe të lënduar: Pamje të rënda nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë |+18
Pyetje: Zoti Paloka.
Berisha: Mos ngatërroni gjë stilografin me shiringën, apo jo?! Ngatërron stilografin me shiringën!
Pyetje: A nuk është shkelje etike të bëhen skena të tilla, kur kishit edhe një mysafir në Kuvend?
Berisha: A ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë në çdo dalje, shan opozitën?! Nuk ka asgjë më të rëndë. Nuk ndodh kund në botë. Vetëm në Venezuelë, me Maduron ndodh kjo. Këta janë gangsterë!














