Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës? (FOTO)
BILLI

Lexo edheMbahet takimin i parë i nëngrupit tematik për pjesën e përgjithshme dhe të drejtën e detyrimeve në kuadër të procesit të hartimit të Kodit Civil

Ekonomisti Lumir Abdixhiku pritet të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës.
Lajmin për Gazeta Metro e kanë konfirmuar burime brenda kryesisë së kësaj partie.
Partia e Isa Mustafës beson se përqendrimi i tyre në kryeqytet është pika kyçe mbi të cilën ata mund të krijojnë epërsi karshi Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila e humbën pushtetin lokal në zgjedhjet e fundit.
E për t’i hyrë kësaj gare sa më të përgatitur, LDK’ja ka zgjedhur njërin nga aderimet e fundit në këtë parti, Abdixhikun, për të garuar në zgjedhjet lokale, që sipas afatit të rregullt ligjor pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.

Lexo edheMbahet takimin i parë i nëngrupit tematik për pjesën e përgjithshme dhe të drejtën e detyrimeve në kuadër të procesit të hartimit të Kodit Civil
Ky kandidim megjithatë nuk pritet të zyrtarizohet pa u kryer certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.
Garë kjo në të cilën Abdixhiku kandidoi për deputet të Kuvendit, dhe për çka deri më sot u raportua se fitoi besimin e elektoratit.
