Ky është i dënuari me 27 vjet burgim që tentoi të arratiset sonte nga burgu i Dyzit (Foto)
BILLI
Lexo edhe‘Qeveria në vend të 80 zëvendësministrave t’i ketë 80 inspektorë’
Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë edhe në orët e mbrëmjes në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Burime të “Indeksonline” mësojnë se personi që është tentuar të arratisej nga Burgu i Sigurisë së Lartë në fshatin Dyz është Bedri Krasniqi.
Pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacione për këtë plan, ka reaguar duke shtuar numrin e forcave policore në këtë burg.
Ndryshe, Bedri Krasniqit është i dënuar për vrasjen e policëve, Sabahate Tolaj e Jusuf Haklaj dhe kindapimin e biznesmenit Azem Morina. Ai është i dënuar me 27 vjet heqje lirie.
Lexo edhe‘Qeveria në vend të 80 zëvendësministrave t’i ketë 80 inspektorë’