BallinaLajmeKy është çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

Ky është çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

Të ngjajshme

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Arrestohet 24 vjeçari që goditi për vdekje një person në Prizren

Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur...

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

Një shqiptar nga rrethina e Preshevës dhe e fejuara e tij nga Kumanova i kanë shpëtuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari.

Të paktën 45 persona, kryesisht shqiptarë, vdiqën pasi autobusi me targa nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe u përfshi në flakë. Siç raporton gazeta serbe, Nova, çifti që shpëtuan janë Lulzim Sulejmani (26 vjeç) dhe Medina Lufti (25 vjeç).

Edhe pse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev fillimisht deklaroi se në mesin e viktimave ishte edhe çifti shqiptar, ai tani ka deklaruar se ata janë në mesin e shtatë të mbijetuarve.
“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, tha Zaev.

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Mes të vdekurve janë 12 fëmijë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo ndonjë gabim nga shoferi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz